LISTA/ Kualifikohen 421 kandidatë për hetues të BKH-së, pritet t’i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik

24/05/2021 15:34

421 kandidatë, nga 527 që aplikuan për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë kualifikuar dhe do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Në njoftimin e BKH-së thuhet se testi i arsyetimit logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve dhe menjëherë pas tij do të zhvillohet edhe testi i Aftësive Fizike.

Testet do të zhvillohen në datat 1 dhe 4 qershor dhe kandidatët e kualifikuar për këtë fazë do të njoftohen pas përfundimit të Testit Logjik.

“Komisioni i Përzgjedhjes në datë 24.05.2021, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 572 aplikime, ku u kualifikuan 421 kandidatë dhe 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 27.05.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2 bashkëlidhur.

Testi i Afëtsive Fizike do të zhvillohet në datat 01 .06 – 04.06.2021, kandidatët e kualifikuar për këtë fazë do të njoftohen pas përfundimit të Testit Logjik.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim”, njofton BKH.

Top Channel