Një 44-vjeçar është prangosur në Durrës ditën e sotme pasi lëvizte me kallashnikov nën xhup në mes të qytetit.

A.R. 44 vjeç, banues në Durrës me precedent  kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit mbante poshtë xhupit edhe një krehër me 29 fishekë.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Durrës

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.  Lëvizte me armë zjarri kallashnikov në qytet, lokalizohet dhe prangoset nga policia 44-vjeçari me precedent  kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit. Sekuestrohen një armë zjarri dhe 29 fishekë luftarak. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 44 vjeç, banues në Durrës.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri automatik në qytet, shërbimet e Policisë menjëherë kanë organizuar punën dhe në lagjen nr. 17, Durrës, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe prangosjen e 44-vjeçarit A. R., i cili mbante poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 29 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel