KAS pranon të administrojë provat e depozituara nga PD për qarkun e Shkodrës

24/05/2021 14:17

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranoi të administrojë provat e depozituara nga Partia Demokratike për qarkun e Shkodrës, por rrëzoi me shumicë votash kërkesën për marrjen e 19 provave të reja.

Dy anëtarët e KAS bazuar në nenin 136 pika 3 Kodi Zgjedhor kërkuan të administrohet si provë kryqëzimi i të dhënave PEI për të bërë të mundur identifikimin nëse ka raste të votimit të dyfishtë ose familjar.

Nga ana tjetër Partia Demokratike kërkoi që të shtyhet mbajtja e mbledhjes ditën e nesërme, kërkesë kjo e miratuar nga KAS.

Top Channel