Droga e kapur dje në bordin e një gomoneje në brigjet e Karaburunit ishte e ndarë në 350 kg hashash dhe pjesa tjetër e presuar 200 kg në formë çokollate.

Policia jep sot detaje për zbulimin duke bërë me dije se në pranga ranë 3 persona Mandi Begaj, Engjellush Mukaj, Herman Mucaj.

577 kg e hashashit u gjetën pas një ndjekjeje nga deti dhe toka për disa orë. Gomonoja u braktis në “Gjirin e Dafinës” ku personat që ishin në bord, u përpoqën të largoheshin.

Shërbimet policore kanë sekuestruar mjetin lundrues gomone, në bordin e të cilës u gjetën dhe u sekuestruan 577 kg lëndë narkotike, një pjesë në formë çokollate. këto janë pamjet kur ngarkesa mbërrin në limanin e e Delta Forcë në Radhimë dhe shkarkohet.

hetimet vazhdojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik lëndësh narkotike.

Top Channel