Mbrëmjen e djeshme një banesë në fshatin Spiten të Lezhës ka rënë pre e disa grabitësve, të cilët kanë mundur të marrin prej aty një shumë lekësh së bashku me 2 aparate celularë.
Top Channel mëson se personi i dhunuar është kryefamiljari Gjergj Docaj. Ai është transportuar në urgjencën e Spitalit të Lezhës ku po merr ndihmë mjekësore. Mësohet se bashkëshortja me dy fëmijët kanë mbetur të traumatizuar nga kjo ngjarje.
“Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë”, njoftoi pak më parë policia e Lezhës.
Aktulisht në Komisariat janë shoqëruar disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.
Top Channel