Dy persona të maskuar dhe të armatosur hynë për të vjedhur gjatë orëve të para të mëngjesit në shtëpinë e familjes Doçi në fshatin Spiten të Lezhës, ku u dhunuan me sende të forta burrë e grua.

Gjergj e Vitore Doci u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, por si pasojë e plagëve të marra gruaja ndodhet në gjendje më të rëndë dhe u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Në momentin e ngjarjes, Brenda shtëpisë kanë qenë 5 pjesëtarët e familjes Doçi dhe fillimisht grabitësit kanë hyrë në dhomën e fëmijëve.

Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se kanë arritur të marrin dy telefona cellular dhe një sasi parash. Në vendngjarje janë fiksuar prova material të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Policia sakaq ka shpallur në kërkim 23-vjeçarin Pavlin Dokaj, si një nga autorët e dyshuar të grabitjes me dhunë dhe po punon për identifikimin e autorit tjetër.

Top Channel