Gara në PD/ Harxhi në Open: Basha është më i dobët se kurrë pas humbjeve

24/05/2021 22:07

Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edit Harxhi e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel është shprehur se në garën për postin e kreut të PD-së nuk ka barazi.

Ajo theksoi se i ka kërkuar Bashës që të kishin debat në publik, por ai e ka refuzuar. Sipas Harxhit, Basha është më i dobët se kurrë aktualisht për shkak të 4 humbjeve seriale.

“Basha e nis garën nga karrigia e kryetarit të partisë. Listat janë të pakontrolluara se po flitet për lista aktive që janë bërë pas 2017. Jo gjithë anëtarësia e PD merr pjesë në këtë garë. Basha mori vendimin që të mos përgjigjen për sfidën që të dali në ose disa debate publike dhe kryesia mori vendim që s’do të ndodhin. Do të doja shumë të dilja para zotit Basha dhe të dija çfarë do të bënte për këtë parti pas humbjes së katërt. Është drejt një farse pavarësisht faktit unë kam guxuar të sfidoj dhe farsën. Basha është më i dobët se kurrë për shkak të 4 humbjeve seriale. Nuk është legjitimim, duhet të shihte se PD do të votojë me numra më të paktë por kam frikë që edhe nëse fiton ai mund të jetë fitues me 10% të anëtarësisë së PD”, tha Harxhi.

Top Channel