FOTOT/ Një familje e tërë dhe çifte të reja u shuan tragjikisht! 14 viktimat pas rënies së teleferikut në Itali (EMRAT)

24/05/2021 11:36

Ditën e djeshme një aksident tragjik ndodh në veri të Italisë, pranë liqenit Maggiore, ku si pasojë e rënies së një teleferiku humbën jetën 14 persona, si dhe një i mitur është duke luftuar për jetën në spital .

Mediet italiane kanë zbuluar emrat e viktimave ku rezulton se një familje e tërë është shumuar dhe pjesa tjetër kanë qenë çifte.

Viktimat:

-Çifti, Silvia Malnati ishte 26 vjeç dhe Alessandro Merlo 29 vjeç jetonin në Varese, të Italisë. Prindërit dhe vëllai i Silvias tregojnë se vajza e tyre sapo ishte diplomuar në degën Ekonomi dhe Menaxhim, ndërsa për lajmin e kobshëm rrëfejnë se e kishin mësuar nga lajmet në faqet online.

Ajo sapo ishte diplomuar, ajo shkoi në një udhëtim me të dashurin e saj. Ne mësuam për rrëzimin duke lexuar faqet e internetit”, thonë ata të tronditur.

-Çifti, Serena Costantino, 27 vjeçe dhe i dashuri i saj iranian Mohammadreza Shahaisavandi, 23 vjeç ishin banorë të qytetit kalabrez, por jetonin jashtë vendit. Ajo ishte transferuar kohët e fundit në Verbania.

-Çifti, Roberta Pistolato dhe burri i saj Angelo Vito Gasparro ishin përgatitur dhe kishin shkuar të festonin ditëlindjen e saj. Ata ishin larguar nga Emilia për vetëm dy ditë, në mënyrë që ta kalonin disa momente pushimi.

-Familja që u shua, Vittorio Zorloni, 54 vjeç, gruaja e tij Elisabetta Persanini, 38 vjeç dhe djali i tyre Mattia, 5 vjeç.

-Mes viktima ishte edhe Amit Biran, 30 vjeç, i cili ishte zhvendosur në Pavia në vitin 2018 për të studiuar mjekësi, gruaja e tij, Tal Peleg, 27 vjeç dhe Tom, djali i vogël i çiftit vetëm dy vjeç, i cili lindi në Itali, në qytetin ku çifti kishte zgjedhur të jetonte.

-Me ta, gjithashtu ishin edhe dy të afërm që erdhën nga Izraeli për t’i vizituar ata. I vetmi i mbijetuar është fëmija më i madh i familjes, një 5-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

 

FOTO GALERI
1/21
Çifti, Serena Costantino dhe iraniani, Mohammadreza Shahaisavandi

Top Channel