FOTO/ Protestuesi del me pankartë në dorë: Pse e skualifikuat Ibsen Elezin o komunistë ‘antikomunistë’?!

24/05/2021 11:10

Një person duket se nuk është aspak me vendimin e Kryesisë për të skualifikuar Ibsen Elezin nga gara për të kandiduar për kreun e PD.

Elezi u penalizua nga Kryesia për shkak të qëndrimeve denigruese ndaj partisë.

Protestuesi i heshtur ka dalë rrugëve të Tiranës me një pankartë në dorë, në të cilën shkruhet: “Pse e skualifikuat Ibsen Elezin o komunistë “antikomunistë”?!”  

Lulzim Basha, ndryshe nga zgjedhjet e shkuara do ketë përballë 3 rivalë. Anëtarin e Kryesisë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhin pjesë  e grupimit për PD si dhe deputetin e Agron Shehaj surprizë e këtyre zgjedhjeve.

Përballje  publike do të mungojnë mes kandidatëve edhe në këto zgjedhje. Fushata e 4 kandidatëve do zgjatë 3 javë dhe do jetë e ndarë, por zyra e shtypit e selisë blu ngarkohet për pasqyrimin e aktiviteteve në media. Udhëzimi për zgjedhjet brenda PD i jep të drejtën kandidatëve të kenë vëzhguesit e tyre në Komisionin Zgjedhor si dhe përfaqësues në çdo dege.

Lista e plotë anëtarësisë e parashikohet të miratohet 5 ditë para zgjedhjeve të 13 qershorit ndërkohë nga kjo e hënë nis zyrtarisht fushata.

Top Channel