E quajti ‘agjent të Serbisë’/ Frrok Çupi kërkesë Komisionit Hetimor: Ilir Meta të paraqesë provat ose do ta kallëzoj për shpifje!

24/05/2021 15:22

Analisti Frrok Çupi ka depozituar në Komisionin Hetimor, i mbledhur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, një kërkesë për ballafaqimin e Kreut të Shtetit me provat, pasi e akuzoi publikisht si ‘agjent të Serbisë’.

Çupi i ka kërkuar Komisionit Hetimor që Meta të paraqesë prova të pakontestueshme mbi veprimtarinë e tij, që sipas Presidentit është ‘agjenturore në shërbim të Serbisë’, ndërsa shton se nëse nuk mund të paraqesë prova, atëherë kërkesa ime do të administrohet edhe si një kallëzim ‘për shpifje dhe fyerje’ ndaj Presidentit Ilir Meta.

Një tjetër kërkesë e radhitur nga Çupi është: “Presidenti përmes akuzës publike ndaj meje, në çfarëdo rrethanë ka kryer aktin e shpërdorimit të detyrës dhe të autoritetit zyrtar që ka Presidenti mbi informacionin e kualifikuar. Për këtë arsye kërkoj që Komisioni ta regjistrojë kërkesën time si një provë se presidenti kryen shkelje të rënda kundër ligjit”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel