E ndërtuar për të prekurit nga tërmeti, Rama inspekton punimet në lagjen e re në Vaqarr

24/05/2021 10:49

Kryeministri Rama ndodhej këtë të hënë në Vaqarr, për të ndjekur nga afër procesin e rindërtimit në një tjetër lagje të re, të ndërtuar për të prekurit nga tërmeti.

Në këtë lagje të re do të ketë objekte arsimore, qendër komunitare dhe hapësira të dedikuara për aktivitete sociale dhe rekreative.

“20 shtëpi kanë përfunduar, po ashtu ka përfunduar edhe gjithë infrastruktura. Është prishur pallati i kulturës që do bëhet qendër komunitare. Gjërat i kemi marrë me radhë. Mbaron Arbri 20 shtëpitë, hedhim ne asfaltin e fundit”, shprehet Veliaj.

I pranishëm ishte edhe themeluesi i Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, i cili u shpreh: “Jemi në fazën e fundit, njëkohësisht ka vazhduar mobilimi i të gjithë shtëpive. Në total është projektuar nga fundjava që të jenë 50 shtëpi, të koordinuar me Ministrinë e Ndërtimit”.

“Në total “Fundjava Ndryshe” ka 50 shtëpi në të gjithë territorin, të koordinuar në vazhdimësi me ne”, bëri me dije Ahmetaj.

Top Channel