Durrës, Ministrja Kushi takon aktorët vendorë për konsultimin publik të Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026

24/05/2021 10:30

Konsultimet publike në lidhje me hartimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026 janë zgjeruar më tej edhe në nivel vendor me pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm të përfshirë në këtë proces.

Këtë e bën të ditur Ministrja Evis Kushi për konsultimin publik të zhvilluar në Durrës, ndërsa shprehet për rëndësinë e tij:

“Bashkëpunimi dhe konsultimi efektiv me aktorët vendorë, zyrat arsimore, si dhe nxënësit dhe prindërit, kanë shumë rëndësi për MASR në hartimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026”.

Ajo cilëson se tryeza e konsultimit e zhvilluar në qytetin bregdetar ishte një tryezë shumë të frytshme diskutimi për arsimin parauniversitar të 5-vjeçarit të ardhshëm.

Gjatë takimit, Ministrja Kushi ka nënvizuar faktin se po punohet intensivisht për të realizuar me sukses objektiva si: përfshirja në kurrikula e gjuhës angleze që në klasë të parë, arti, zejet, klasat sportive dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit.

Top Channel