‘Duhet një hapje e kujdesshme’/ Brataj: Frikë nga shifrat pas grumbullimeve fetare

24/05/2021 11:10

Shifrat janë ulur por virusi është ende dhe po infekton.

Skënder Brataj, anëtari i Komitetit të Ekspertëve por edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare apelon për kujdes për sa kohë tanimë është çelur sezoni turistik dhe do të ketë shtim të lëvizjes së qytetarëve vendas dhe të huaj. Hapja do të jetë graduale dhe më shumë kujdes, thekson Dr. Brataj.

Per sezonin turistik po merren masa për hapjen e qendrave shëndetësore ne zonat bregdetare duke i pajisur edhe me teste te shpejta. Por, i pyetur se cilat masa do te hiqen ne mbledhjen e radhës te komitetit, përsa kohë po ftojmë dhe turistë, Brataj zgjedhë te jetë i kujdesshëm, pasi i druhet një ndryshimi te shifrave pas grumbullimeve nëpër xhami ditën e bajramit.

Gjithsesi Shqipëria tanimë konsiderohet një vend me incidence te ulët te qarkullimit te virusit te covid 19. Afro 25 për çdo 100 mijë banorë, e përllogaritur kjo në 14 ditë.

Top Channel