Berisha non grata/ Hajdari në Open: PD me standarde të dyfishta, pse për Doshin u ankuan? Uroj mos të asfiksohen!

24/05/2021 22:09

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari në emisionin Open sonte tha se deklarata e DASH për Berishën është shumë e qartë.

Aty thuhet qartë tha ai se Berisha ka kryer akte korruptive.

Hajdari: Në deklaratën e DASH është gjithçka e qartë, edhe pikërisht në këtë kohë është e qartë, për atë që shqiptarët se tjetër flasim në tavolinë tjetër në studio.

Ato kanë të dhëna që Berisha ka kryer korrupsion bashkë me familjen dhe aleatit ka ndikuar që mos të ndikohen, ato e kanë marrë këtë vendim për vendin e tyre jo për ne.

Unë shoh dy problem te deklaratat e Berishës, nëse Berisha do një vend për të kthyer dinjitetin, si Franca, njëra është problem juridik dhe një politik, që Berisha thotë do e çojë dhe do dënohet, kjo është gabim e dyta çfarë standardi do mbash me PD ai tha se do rri dhe dy mandate.

Tani ai harron që PD kërkoi mos përfshirjen në zgjedhje të PD të Tom Doshit, tani ta kërkojnë dhe për Berishën. Deklaratat e SHBA janë koherente , mirë është që PD të mos i ndodh asfiksimi po të gjejë forcën të shkojë në një analizë reale.

Top Channel