Një tjetër aksident në minierë është shënuar sot në Bulqizë, në një nga minierat private në Zonën D. Si pasojë një minator ka mbetur i plagosur rëndë.

Top Channel mëson se minatori i plagosur është Valter Duriçi, 36 vjeç dhe ka pësuar dëmtime në kraharor e tek qafa.

Ai është duke u transportuar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

“Me datë 24.05.2021, rreth orës 12.00, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi V. D., i cili është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes”, njofton policia.

Top Channel