Një shtetas ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Ballsh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të vendit që njihet si ura e Ballshit ku E. S., 34 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Ford” është përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin shtetasit A. H., 16 vjeç dhe shtetasi L. A.,18 vjeç, të dy banues në Belishovë.

Sipas policisë shtetasi ka ndërruar jetë shtetasi A. H., ndërsa shtetasi L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel