8159 vaksinime anti-COVID janë kryer gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë që nga fillimi i këtij procesi në vendin tonë, në total janë kryer 725, 135  vaksinime.

Numri i të prekurve me covid ka shënuar rënie të ndjeshme pasi në 24 orë janë infektuar vetëm 6 persona. Ndërsa ka humbur jetën vetëm një person e të shtruar në spital janë 57 të prekur.

Nga 700,270 testime në total kanë rezultuar 132,215 raste pozitive. Janë shëruar  128,826 persona dhe kanë ndërruar jetë 2445.

Raste aktive deri tani janë 944, ndërsa kryeson Tirana me 505, pasohet nga Korça me 108 të prekur.

Top Channel