Këto janë disa nga kërkesat e parashtruara nga tre kandidatët për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi.
Zgjedhjet në PD do të mbahen në 13 qershor, ndërsa në Kryesinë e PD-së po diksutohet: miratimi i kandidaturave për Kryetar dhe miratimi i rregullave të propozuara nga Komisioni Zgjedhor për procesin zgjedhor.
Kërkesat e paraqitura:
FATBARDH KADILLI – Paraqitur publikisht më datë 23.05.2021
I kërkoj Kryesisë së Partisë Demokratike sa vijon:
- Të miratojë sa më parë kandidaturat që kanë kërkuar të jenë në garë,
- Të miratojë modalitetet për mbledhjen e aktiveve te degëve ku kandidatët me kohe te barabarte të paraqesin platformat e tyre dhe të komunikojnë me anëtarësinë;
- Të procedojë me ngrirjen e administratës së PD deri në zgjedhjen e Kryetarit;
- Të pajisjë menjëherë kandidatët me listat e plota të anëtarësisë;
- Të organizojë tre debate televizive, të hapura për publikun dhe median, me pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.
EDIT HARXHI – Paraqitur publikisht me datë 21.05.2021
- Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Elektoral të vënë në dispozicion të kandidatëve për Kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 24 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së.
- Të rishikohet përberja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar.
- Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit.
- Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkëta të sipërcituara.
IBSEN ELEZI – Paraqitur me shkrim më datë 19.05.2021
- Shtyrjen e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, caktuar për në datën 13 Qershor 2021.
Top Channel