Pas përplasjeve të forta, Meta i buzëqeshur i shtrëngon dorën Ambasadores Kim (FOTO)

23/05/2021 11:37

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Presidenti Meta janë bërë bashkë në ceremoninë e stërvitjen ushtarake “Defender 21”, që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Kjo është hera e parë që Presidenti shfaqet krahë për krahë me ambasadoren Kim, pas replikave në distancë pak ditë para zgjedhjeve.

Madje, Presidenti ka pozuar pranë Ambasadores, teksa i buzëqeshur i shtrëngon dorën. Pas mbajtjes së fjalës në sheshin “Nënë Tereza”, Presidenti ka përshëndetur edhe ushtarët amerikanë, ku pranë tyre shihet sërish Ambasadorja Kim.

Të dërguarat e Washingtonit në Tiranë, janë destinuar për tu përballur me burrat president të Shqipërisë. Presidenti Ilir Meta, e sosi qetësinë dhe dashurinë me SHBA, duke u vendosur publikisht, në një kurs të fortë përplasje me ambasadoren Yuri Kim, njësoj si ish presidenti Sali Berisha në vitin 1997, me ambasadoren amerikane të kohës Marisa Lino.

FOTO GALERI
2/37

Top Channel