Mbërrijnë 60 mijë vaksina Sinovac nga 500 mijë doza të porositura të vaksinës kineze
23/05/2021 15:33
Qytetarët të cilëve u ka kaluar data e aplikimit të dozës së vaksinës Coronavac për shkak se ato munguan për më shumë se një javë, do mund të aplikojnë duke nisur nga kjo e hënë.
Mesditën e kësaj të diele kanë mbërritur 60 mijë doza të vaksinës kineze në vendin tonë.
Por, në mënyrë që qytetarët të mos presin në radhë dhe në diell, të kontaktojnë më parë mjekun e tyre të familjes.
Qeveria shqiptare ka lidhur kontratë me distributorin turk për 500 mijë doza, ndërkohë që në ditët në vijim pritet të vijnë sasi të tjera, si të vaksinave kineze, ashtu edhe Pfizer dhe AstraZeneca.
Top Channel