FOTO+VIDEO/ Momenti kur forcat e policisë shoqërojnë gomonen me drogë dhe nisin shkarkimin e hashashit

23/05/2021 19:36

Një gomone e mbushur me hashash është kapur pasditen e sotme në Karaburun. Menjëherë pas pikasjes së saj forcat e policisë Delta Force i janë vënë pas dhe kanë bërë shoqërimin e saj në Repartin e policisë Delta Forcë në Radhimë.

Në fotot dhe videon e siguruar nga Top Channel shihet momenti kur policia bën shoqërimin e gomones në repart si dhe momenti kur nisin të shkarkojnë hashashin.

Gomonia 9 m e gjatë me 2 x 350 kf motora të fuqishëm u kap me rreth 500-600 kg hashash në Gjirin e Arushës në Karaburun.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel