Foto/ Sheshi Skënderbej, protestë kundër abuzimeve seksuale (një qytetare proteston nudo)

23/05/2021 13:13

Në sheshin “Skënderbej” ka nisur një marshim protestë për fëmijët e abuzuar seksualisht. Protesta e nxitur nga shoqëria civile, pak ditë pas abuzimit të rëndë të një 15-vjeçareje nga disa persona në Mirditë, ka sjellë mesazhe të forta.

Qindra qytetarë, pjesa më e madhe vajza, aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar kundër abuzimit ndaj fëmijëve. Ndër to një qytetare u pa të protestojë tërësisht e zhveshur.


“Mos ma vri fëmijërinë, eduko djalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm” e parulla të tjera të ngjashme janë ngritur në protestë nga pjesëmarrësit.

Me daulle e thirrje, marshimi ka vijuar për disa metra, për t’i thënë jo dhunës.

FOTO GALERI
1/25

Top Channel