(FOTO) Defender Europe 21 ‘zbarkon’ në Tiranë/ Rama, Meta dhe Yuri Kim bëhen bashkë në stërvitjen ushtarake

23/05/2021 10:58

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Presidenti Meta janë bërë bashkë në ceremoninë e stërvitjen ushtarake “Defender 21”, që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Kjo është hera e parë që President shfaqet krahë për krahë me Kryeministrin Rama, por edhe ambasadoren Kim, pas replikave në distancë pak ditë para zgjedhjeve.

Ajo çka ra në sy gjatë transmetimit live ishte se, Kryeministri Edi Rama ka përfunduar video-live në ‘Facebook’ nga Defender 21 në momentin kur presidenti Ilir Meta u bë gati për të mbajtur fjalimin e tij.

“Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në Tiranë, ku ditën e sotme do të ketë surpriza në tokë dhe ajër në sheshin “Nënë Tereza”, për të gjithë qytetarët.

“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore.

Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar, po tregojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë.

Në këtë stërvitje të madhe ushtarake janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.

FOTO GALERI
21/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA