“Do jemi krahë jush përballë sfidave”/ Yuri Kim: Amerika ka një aleat të vërtetë dhe të guximshme si Shqipëria!

23/05/2021 10:25

“Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në Tiranë, ku ditën e sotme do të ketë surpriza në tokë dhe ajër në sheshin “Nënë Tereza”, për të gjithë qytetarët.

Në sheshin “Nënë Tereza” të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, Ambasadorja Yuri Kim, Presidenti Ilir Meta dhe figura të tjera të njohura.

Në fjalën e saj, Kim tha se gatishmëria e SHBA garanton ruajtjen e paqes dhe mbajtjen e dy kombeve të sigurta. Më tej, Kim shton se Amerika ka një mike të vërtetë, një aleatë të fortë si Shqipëria, duke shtuar se marrëdhënia mes dy vendeve është shumë e rëndësishme.

Kim theksoi se “Defender 21” hap një rrugë të vërtetë për një bashkëpunim strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.

Yuri Kim: Kryeministri Rama, ministra dhe gjeneralë, burra dhe gra në uniformë, çfarë ditë e bukur për të ekspozuar ushtritë tona. Është një moment historik. Gatishmëria, aftësi jonë garanton parandalimin e konfliktit, ruajtjen e paqes, dhe mbajtjen e kombeve tona të sigurta. Shqiptarë dhe amerikanë që punojnë së bashku dhe po njihen me njëri tjetrin. Jam e lumtur që ushtarët tanë me uniformë ndihen njësoj si ne diplomatët të veshur me kostume në Shqipëri. Janë krenarë që SHBA e quajnë Shqipërinë një mik dhe aleat. Si miq dhe aleatë ushtarët amerikanë dhe shqiptarë kanë qenë në krahë të njëri tjetrit në konflikte të shumta. Ne e dimë nga ato provoja, që Amerika ka një mike të vërtetë, një aleate që nuk ka më të fortë se Shqipëria.

“Defender 21” hap një rrugë të vërtetë për bashkëpunimin tonë strategjik. Unë besoj se suksesi i “Defender 21”, pasqyron angazhimin e popullit të Shqipërisë. Vlerësojmë se pavarësisht nga dallimet, të gjithë ju e pranoni që gjendemi në një moment të rëndësishëm në histori dhe t gjithë ju dhe ne jemi të bashkuar me marrëdhënien tonë, se kjo marrëdhënie mes SHBA dhe Shqipërisë është e rëndësishme. Kjo përkon me 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. SHBA qëndron me ju në kërkesën tuaj për një Shqipëri të pavarur dhe të lirë. Do vazhdojmë të qëndrojmë me ju teksa merrni detyra të rëndësishme. Këto detyra janë të vështira por jo të pamundura. Jemi krenarë që jeni aleat me ne këtu sot, krahë për krahë përgjithmonë.

“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore.

Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar, po tregojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë.

Në këtë stërvitje të madhe ushtarake janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.

FOTO GALERI
16/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA