Për shumë vjet dhuna fizike nuk mjaftoi për 38 vjeçaren me inicialet H.F(emër i njohur për redaksinë), që të ndahej nga bashkëshorti. Por, dhuna seksuale e ushtruar ndaj saj e në fund edhe ndaj vajzës së tyre 9 vjeçe, bëri që 38 vjeçarja nga Mitrovica të merrte vendimin për t’u ndarë nga bashkëshorti. 

38-vjeçarja: Çikës dojke me ja dhanë… Aty më ka plas zemra edhe kom thanë dy ditë nuk jetoj me të.

Sa vjet është çika?

38-vjeçarja: Çika i ka pas 9 vjeç atëherë tash 9 vjeç e gjysmë.Ata kanë bërtit o mam çka oshtë kjo, oj mam çka po na qetë kështu.

E nga i gjithë ky tmerr, atë, vajzën 9 vjeçe dhe djalin 11 vjeç, i shpëtuan fqinjët të cilët kishin dëgjuar britmat e tyre.

38-vjeçarja: Kanë dëgju shumë zhurm atë ditë, edhe e kanë lajmëruar policinë. Aty më kanë thanë duhet me u kthye edhe me u pajtu, por unë kom thanë kurrë, kurrë nuk pajtona. Jemi shku në shtëpi strehimore, aty kom vendos.

Sipas të dhënave të autoriteteve në gjashtë vjetët e fundit janë raportuar 225 raste për dhunën seksuale. Numri më i madh është paraqitur në vitin 2020 me 58 raste, i cili shënon edhe rekordin e dhunës fizike, psikike me 2069 raste të raportuara.

Në organizatën “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur”, thonë se institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm në mbrojtjen e grave, viktima të dhunës në familje.

Top Channel