“Zhurma si bombë”/ Nëna rrëfen momentin kur makina e djalit mori flakë: I bëri hatanë, nuk kemi pasur konflikte!

22/05/2021 08:37

Një automjet është djegur gjatë mesnatës në Vlorës. Automjeti tip “Ford” me targa AA 218 EC ka qenë i parkuar në oborrin e banesës në afërsi të ish fushës së druve në Vlorë.

Kryefamiljarja ka treguar momentin e rënies së zjarrit tek makina e djalit të saj. Sipas saj, i biri sapo kishte mbërritur në banesë dhe kishte parkuar makinën, ndërkohë pas një ore është dëgjuar një zhurmë e madhe dhe makina është përfshirë nga flakët.

Së bashku me këtë ka marrë flakë dhe një tjetër makinë e cila ishte parkuar ne oborrin e banesës. Nuk dihet ende shkaku ndërkohë që familjarët shprehen qe nuk kanë pasur asnjë konflikt apo diçka të tillë. Dyshohet se makina ka marrë flakë nga shkëndija elektrike, por ende nuk është konfirmuar nga policia.

“Kjo makinë punon djali në Vlorë dhe punon taksi. Kur u ndez ishte ora 12 se ishte makina e djalit dhe dolën të rinjtë. Ai parkoi këtë dhe nxori tjetrën jashtë. Sapo u ngjit lart dhe u shtri në krevat, zhurma si bombë. I bëri hatanë djalit. Nuk kemi pasur konflikte, as djali nuk di të ketë pasur. Nëse e ka bërë ndonjë i lig, kështu i djegtë zemra”, tha nëna e djalit që i mori flakë makina.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel