Me gotat plot me alkool, Aleksandër Gjoka po festonte me Vangjush Dakon para aksidentit (FOTO)

22/05/2021 10:53

Këngëtari Aleksandër Gjoka është përfshirë në një aksident me makinë mbrëmjen e kaluar.

Burime për Top Channel bënë me dije se ka humbur kontrollin e makinës pasi ishte në gjendje të dehur.

Pak para aksidentit, ai ka publikuar fotografi me ish kryetarin e Durrësit Vangjush Dako, ku duken me gotat plot dhe të buzëqeshur. “Me shokun dhe mikun tim te hershem Vangjush Dako(Gjushi)”, shkroi Gjoka në Facebook.

Në këto momente, këngëtari ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr trajtim shëndetësor për dëmtimet që mori në aksident.

Ndërkohë, edhe katër persona të tjerë kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës gjatë orëve të fundit sepse po drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

 

Top Channel