Gjendet një automjet buzë liqenit të Shkopetit, dyshohet se është vjedhur

22/05/2021 11:16

Një automjet është gjendur buzë liqenit të Shkopetit dhe dyshohet të jetë e vjedhur.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet e ngjarjes.

Ende nuk dihet nëse automjeti është përdorur për ngjarje kriminale. Në liqenin e Shkopetit, përveç aksidenteve, janë gjendur shpesh makina të vjedhura, por nuk përjashtohen automjetet e përdorura për ngjarje kriminale.

Kujtojmë se për rastin e Rinasit ku u vodhën lekët, një makinë e dyshuar ishte hedhur në liqenin e Shkopetit. Teksa palombarët u zhytën në liqen për makinën e dyshuar, nxorën tre makina të tjera të hedhura prej vitesh që rezultonin të vjedhura.

Top Channel