“Defender Europe 21” në Tiranë/ Qytetarët vizitojnë mjetet e takohen me ushtarakët në sheshin “Nënë Tereza” (Fotot )

22/05/2021 19:18

“Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në zemër të Tiranës.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur për të parë mjetet ushtarake dhe kanë takuar ushtarakët e huaj e ata shqiptarë.

Ditën e nesërme do të ketë surpriza në tokë dhe ajër në sheshin “Nënë Tereza” për të gjithë qytetarët.

Në fotot e mëposhtme do të shikoni mjetet dhe ushtarakët në sheshin “Nënë Tereza”.

“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore.

Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar, po tregojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë.

Në këtë stërvitje të madhe ushtarake janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.

 

FOTO GALERI
9/36

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA