Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur në autostradën Elbasan-Tiranë, ku është plagosur një person.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëra prej tyre tip “Ford Fokus” me targë AA 744 HG  Automjeti tjetër është me targa maqedonase dhe është dëmtuar më shumë.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit mes dy drejtuesve.

Top Channel ka siguruar foto nga vendi i aksidentit, ku makina me targa maqedonase është dëmtuara në pjesën e përparme dhe pasme të saj.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel