Rastet e abuzimeve seksuale, kohët e fundit në Shqipëri, janë bërë të panumërta, aq shpesh sa po ndodhin.

Veç rastit të rëndë të Mirditës, ku 15-vjeçarja përdhunohej në grup edhe nga të afërm të saj të rritur, sot, një tjetër vajzë e mitur ka rënë pre e dhunës seksuale.

Policia ka ndaluar një 19-vjeçar, i cili dyshohet të ketë kryer vepra të turpshme me një vajzë vetëm 13 vjeç. Ky fenomen sipas aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës është zgjeruar tepër në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri.
Fëmijët sot ndodh që të mos shikohen vetëm si të vegjël që kanë nevojë për përkujdesje dhe dashuri, por ka mazhorenë që i shohin si qenie seksuale”, thotë Altin Hazizaj.

Qasja e çdokujt ndaj internetit ka thyer çdo barrierë mbrojtëse, theksojnë ekspertët, teksa ngrenë pikëpyetjen për moszbatimin e masave parandaluese nga institucionet shtetërore. Edhe pse Ministria e Arsimit kishte parashikuar që këtë vit shkollor të zhvillonte krah orëve mësimore, edhe aktivitete edukuese për këtë shqetësim , pandemia e pengoi. Ndërsa mësimi ‘online’ i afroi më tepër fëmijët me rrjetet sociale që për ta nuk është ambient i sigurtë.

Është e pafalshme që s’ka politika arsimore parandaluese. Ligji që kemi çuar në kuvend në vend të miratohej me urgjencë, fle në sirtar. Jo më kot, Europa ka regjistrin e pedofilëve që t’i monitorojë për të parandaluar krimet e tjera të tyre ndaj fëmijëve”, shprehet Hazizaj.

Protestat e njerëzve po ndodhin, për ironi, më së shumti po në rrjetet sociale, për rastet e këtyre fëmijëve që iu kanë vjedhur jetën.

A gjejmë zgjidhje me dënimin e përjetshëm? Në lidhje me çështjet e dhunës seksuale, njerëzit mund të edukohen !

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA