SHBA/ Demokratët rezolutë: T’i bllokohet shitja e armëve Izraelit!

21/05/2021 10:55

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, paraqitën një rezolutës për bllokimin e shitjes së propozuar Izraelit të armëve të precizionit të lartë me vlerë 735 milion dollar, një përgjigje simbolike kjo, ndaj ofensivës së shtetit hebre në Rripin e Gazës.

Në krye të kësaj nismës, është vendosur Alexandria Ocasio-Cortez , bashkë me dy ligjvënës të tjerë, Mark Pocan dhe Rashida Tlaib. Rezoluta kërkon të ndalohet shitja e ngarkesës që përbëhet kryesisht ato që njihen si Municione të përbashkëta sulmi direkt, të cilat i kthejnë “bombat memece”, në armë të drejtuara me mjaft precision.

Për dekada me radhë, Shtetet e Bashkuara i kanë shitur Izraelit miliarda dollarë armë pa i kërkuar kurrë që të respektojë të drejtat themelore Palestineze. Duke vepruar kështu, ne kemi kontribuar drejtpërdrejt në vdekjen, zhvendosjen dhe heqjen e të drejtave të miliona njerëzve“, tha Ocasio-Cortez në një deklaratë të saj.

Në një kohë kur kaq shumë zëra, përfshirë dhe vetë Presidentin Biden, mbështesin armëpushimin, ne nuk duhet t’i dërgojmë armë‘ sulmi të drejtpërdrejtë ‘Kryeministrit Netanyahu për të zgjatur këtë dhunë”, vazhdon ajo.

Joe Biden e miratoi shitjen në 5 maj, por ofensiva e Izraelit në Rripin e Gazës i detyroi disa prej demokratëve të tij ta kundërshtojnë me forcë këtë lëvizje. Rezoluta, me shumë gjasë, nuk do ta marrë dritën jeshile të kongresit, por konsiderohet gjerësisht se ajo do të shërbejë si një gjest simbolik i kundërshtimit në rritje mes demokratëve të ndihmës ushtarake amerikane për shtetin hebre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA