Maqedonia e Veriut, 15 viktima dhe 46 raste të reja me COVID-19
21/05/2021 21:23
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 15 viktima dhe 46 raste të reja me koronavirus.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 154.982 ndërsa ai i vdekjeve në 5.280.
Po ashtu 89 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 146.721 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 769.471 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.487 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 2.981.
Top Channel