Avokati Saimir Visha këmbëngul se lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha për të ngritur padi në gjykatën korreksionale të Parisit kundër sekretarit të shtetit Antoni Blinken, bllokohet nga konventa e Vjenës.
Kjo konventë e vitit 1961 u jep përparësi shteteve të mos detajojnë vendimmarrjen e shpalljes i padëshiruar të çdokujt, siç ndodhi edhe me zotin Berisha.
Duke nënvizuar se pavarësisht kësaj çdo qytetar ka të drejtë të depozitojë padi në gjykata ndërkombëtare , Visha kujton se shpallja non grata nuk është vendim i një personi të vetëm.
Dhe për juristin Visha, fundi i këtij procesi mund të shikohet pa nisur.
“Nuk e detyron dot, gjykata flet me prova, provat nuk i marrin dot kështu që , s’ka gjykatë që del me një vendim”.
Top Channel