Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por në disa zona do të ketë edhe reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 13ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 26°C.

Era do të jetë në drejtim Verior – Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4-5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por herë pas here do të ketë edhe reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 07°C në 14°C dhe në zonat e ulëta nga 11°C në 17°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA