Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por në disa zona do të ketë edhe reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 24°C.

Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por herë pas here do të ketë edhe reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 10°C në 15°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 18°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA