U arrestua pas vrasjes së Endri Mustafës, lihet në burg për drogë Edison Arrrazi, i vëllai: S’ka lidhje as me vrasjen, as me drogën. Po flinte gjumë në shtëpi

20/05/2021 10:18
Magazina ku u gjet droga

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masën arrest me burg për shtetasin Edison Arrazi të cilit iu gjet një sasi droge dhe që u arrestua pas vrasjes se Endri Mustafës.

Shtetasi Edison Arrazi nuk është pyetur nga gjykata për vrasjen e Endri Mustafës, por vetëm për sasinë e drogës prej 280 gram cannabis sativa që u gjet në një magazine që nuk ka lidhje me banesën.

Në procesverbalin e arrestimit të policisë shtetasi Edison Arrazi është i arrestuar vetëm për sasinë e drogës dhe jo lidhur me vrasjen e Endri Mustafës.

Ndërkohë vëllai i Edison Arrazi, Ergys Arrazi është shprehur se: Vëllai im nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën. Droga e gjetur është në një magazine larg shtëpisë tonë. Vëllai im nuk ka lidhje fare me vrasjen dhe këtë e vërteton policia e shtetit që e dyshon vetëm për drogë. Vëllai në momentin e vrasjes ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel