“Toyota” përplaset me motorin pa targa, drejtuesi i tij dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës

20/05/2021 19:29
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz, në Tapizë.

Policia njofton se një mjet tip “Toyota” është përplasur me një motor pa targa dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, në Tiranë.

Ndërsa drejtuesi i makinës është shoqëruar në Komisariat dhe po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Krujë/Informacion paraprak

Më date 20.05.2021,  në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz, në Tapizë,​ automjeti tip Toyota me drejtues shtetasin I. Xh.,56 vjeç është përplasur me një motor pa targa, me drejtues shtetasin  B.S. I cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi I Xh., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel