Rrugët e përgjakura të Shqipërisë/ Eksperti Hodo: Këmbësorët janë potencial i madh i aksidenteve, duhet të ndëshkohen (FOTO)

20/05/2021 13:56

Rrugët e përgjakura të Shqipërisë dhe aksidentet e shumta që kanë ndodhur së fundmi, u komentuan sot në emisionin “Breaking” në Top News.

I ftuar ishte eksperti rrugor, Mamir Hodo, i cili u shpreh se aksidentet ndodhin pasi “drejtuesit e mjeteve janë të papërgjegjshëm” si dhe “këmbësorët janë një potencial i madh i aksidenteve”.

Intervista e plotë:

Pse janë rritur aksidentet nga një vit më parë, duke pasur parasysh se në 2020 ishim një periudhë të mbyllur?

Shoferët nuk kanë drejtuar me profesionalizëm dhe ashtu si janë mësuar në autoshkolla. Shtimi i trafikut sjell aksidente rrugore. Në krahasim me vitin e shkuar, kemi një rritje të numrit të aksidenteve. Pasojat në jetët e njerëzve ka më pak vdekje, por në fakt nuk është kështu. Aksident nuk është vetëm vdekja, por edhe plagosja, plagosja e lehtë.

Çfarë ndikon në një aksident?

Janë disa elementë si shpejtësia e papërshtatshme – ti mund të jesh brenda shpejtësisë maksimale, për shembull në qytet lejohet të ecësh me 40 km në orë, por kjo mund të sjellë fatalitet. Ti nuk duhet të ecësh me 40 në orë, kjo shpejtësi është për ambulancat, policinë apo mjete që ka një urgjencë (të sëmurë).

Drejtuesit e mjeteve nuk po i përshtaten kushteve. Që të ndodhë një aksident ndikojnë mjeti dhe rruga. Drejtuesit e mjetit duhet të jenë më të përgjegjshëm.

Akset më problematike?

Aksidentet më të shumta ndodhin në rrethin e Tiranës. Ndërsa akset më problematike janë në zonën që kalon nga Fushë-Kruja në Shkodër. Rrugët interurbane dytësore, ku trafikndarëset janë të kapërcyeshme.

Çfarë masash duhet të merren për këmbësorët?

Veprimet e këmbësorëve apo biçiklistët, janë veprime anormale në trafik. Kemi bërë gjithmonë diçka për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve dhe nuk kemi vendosur pikat mbi “i” për këmbësorët dhe biçiklistët. Ata janë një rrezik potencial për aksidentet rrugore, pa harruar dhe drejtuesin e mjetit.

Duhet të aplikohet sistemi i masës administrative për këmbësorët dhe biçilistët, janë shumë rreziuk për Shqipërinë. Gjoba duhet të jetë e lehtë fillimisht që të filloj një vizion i ri. Gjithkujt duhet ti vritet xhepi, që të kuptojë rrezikun mirë.

Ne kemi rënie të numrit të aksidenteve me pasojë fatale të vdekjes, por nuk kemi ndonjë përmirësim të dukshëm në lidhje me dëmtimet e mjeteve, plagosjeve të lehta. Duhet ti japim një dimension të ri./gazetashqip

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA