Ish deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha në një status në facebook ka komentuar vendimi e DASH për ta shpallur Sali Berishën dhe familjarët e tij non grata.
Me ironi, duke përdorur frazën e presidentit Ilir Meta për “Malin me gropa”, ai tha se “bomba” nga Amerika e zuri atje ku ishte Berishën.
Hoxha duke e krahasuar vendimin me rastin e Tom Doshit, thotë se ajo qe ka DASH per Berishen është shumëfish i asaj që mund të ketë për Doshin.
“Berisha po fshihet pas mandatit, pas Lulit, (turp i madh) dhe pas PD”, shkruan ai.
Reagimi i plotë
Sali Berisha dje nuk ishte në Malin me Gropa, por “bomba” nga Amerika e zuri atje ku ishte.
Dëme kolaterale nuk pati, përveç rrezikut që PD të gjymtohet…. por kjo është çështje e Lulit, që gjithmonë i kupton gjërat vetëm pas vdekjes.
Dje pati komente se pas deklaratës së DASH, Berisha është bërë si Doshi.
Të dy formojnë një binom se i lidh i njëjti hall.
Une nuk e shoh keshtu dhe nuk pajtohem me barazimin.
Une jam i sigurte se ajo qe ka DASH per Berishen është shumëfish i asaj që mund të ketë për Doshin.
Ky eshte dallim i madh!
Së dyti, reagimi i Doshit ndaj “gjëmës” ishte burrëror. Doshi dorëzoi mandatin dhe tha që hallin do ta sqaronte si person privat.
Berisha po fshihet pas mandatit, pas Lulit, (turp i madh) dhe pas PD.
Top Channel