Kapet radikali i ushtrisë së Gjermanisë që hiqej si refugjat sirian, për të vrarë politikanë e ekspozuar sistemin (fotot)

20/05/2021 21:30

Një oficer i ushtrisë së Gjermanisë që kishte planifikuar të vriste me atentat ministria të vendit, duke u hequr si refugjat sirian, doli sot për herë të parë në gjyq për terrorizëm.

32 vjeçari Franco Albrecht, prej më shumë se një viti jetonte një jetë të dyfishtë duke u hequr si refugjat sirian në Gjermani.

Ai vendoste makiazh për të errësuar lëkurën e fytyrës dhe udhëtonte çdo javë qindra kilometra, prej bazës së tij të Bundeswehr, drejt qendrës së azilit ku njihej si David Benjamin, shitësi i frutave, kristian nga Siria.

Prokurorët thonë se Albrecht vidhte municione dhe armatime nga baza ushtarake dhe kërkonte të vriste ministrin e atëhershëm të drejtësisë Heiko Maas.

Prokurorët thonë se Albrecht kërkonte të ndizte trazira raciale duke kryer atentatin i maskuar si refugjat sirian, për të nxitur pakënaqësi civile ndaj kancelares Angela Merkel.

Albrecht mohon akuzat e terrorit, duke pretenduar se po kryente kërkime private në sistemin e azilit të vendit, të cilat mund t’i shfrytëzonte.

I akuzuari është bir i një nëne gjermane dhe burri emigrant italian, të cilët nuk janë më bashkë.

I akuzuari ka shprehur shpesh pikëpamjet e tij radikale duke deklaruar se emigracioni në Gjermani është ‘një formë genocidi’.

Ushtaraku tentonte më tej të ekspozonte sistemin e emigracionit në vend si një rrezik sigurie, duke u hequr si refugjat e aplikuar për azil në vendin e tij.

Dhe në fakt duke u hequr si një shitës frutash kristian nga Damasku, ai ishte regjistruar nga autoritetet me emrin ‘David Benjamin’, megjithse nuk mund të fliste fare arabisht.

Ai përfitoi një vend në një strehë refugjatësh dhe asistencë mujore prej 409 euro, para se të kthehej në kazermat e tij në Illkirch pranë kufirit francez.

Identiteti i tij i dyfishtë u zbulua në 2017, kur dhe u arrestua teksa tentonte të merrte një pistoletë të epokës naziste, që kishte fshehur në aeroportin e Vienës.

Por mashtrimi i tij zbuloi në fakt kaosin në sistemin gjerman të emigracionit, teksa vendi pranoi më shumë se 1 milionë refugjatë sirianë gjatë krizës së viteve 2015 e 2016.

Në një intervistë me mediat pas arrestimit fillestar, Albrecht ka thënë: “U mundova të përgatitesha sa më mirë per planin, por në fund nuk ishte nevoja fare”.

Në një tjetër intervistë ai ka thënë se e dinte që ajo që bënte ishte kundër ligjit, por mohon se po organizonte një sulm, duke thënë se po vepronte “për të mbrojtur familjen e tij në rast emergjence.

Por prokurorët thonë se ai kishte në plan të përdorte armët dhe eksplozivët e tij për të kryer sulme nën identitetin e rremë të refugjatit.

Objektivat e tij ishin Maas, asokohe ministër drejtësie, zv. kryetarja e parlamentit Claudia Roth, ministrja e atehershme e mbrojtjes Ursula Von Der Leyen, që sot është kryetare e Komisionit Evropian.

FOTO GALERI
5/5
Albrecht mohon akuzat e terrorit, duke pretenduar se po kryente kërkime private në sistemin e azilit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA