Efekti ‘sustë’ pas pandemisë! Si e shpjegojnë sociologët sjelljen e qytetarëve

20/05/2021 11:57

Pas gati 14 muaj kufizime për shkak të pandemisë, situata po çlirohet. Pikërisht këtë fazë socialogët e shpjegojnë me atë që njihet si “Efekti sustë”.

Gëzim Tushi, Sociolog: Kur sustën e mban të mbledhur, sikurse e mbajtëm ne një vit e ca me karantinën, izolimin shtëpiak, bunkerizimin, pastaj masat e tjera të karantinës sociale. Të gjitha së bashku sollën një lloj ndrydhje, të shoqëruar me panik, frikë, me pasiguri, vdekje, së patëm rreth 2500 fatalitetet mes nesh.

Dhe tani kur kësaj suste i heq gozhdët e frikës, kjo lëshohet dhe hapet më shumë se ç’duhet. Kështu që më duket se kemi filluar ta hapim sustën sociale më shumë se ç’duhet. Jemi bërë më shumë të lirë se ç’duhet, më të pavëmendshëm, më mendjelehtë, dhe kjo kam përshtypjen se mund të kthehet në boomerang.
Dëgjova lajmet tek Top Channel, që thoshin se kanë vdekur 50 veta në 4 muaj. Njerëzit po ngasin pa kujdes, po përdorin drogë, alkool, po hakmerren
në njëfarë mënyre ndaj kufizimeve. E kanë lëshuar kontrollin. I lirë nuk do të thotë i shthurur. Ne do të dalim nga pandemia me rregulla.

Juli Ristani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA