Donald Lu ka inciuar vendimin e SHBA? Ja si përgjigjet Berisha, tregon se ka komunikuar edhe me miqtë amerikanë

20/05/2021 18:58

Sali Berisha ka zbuluar se ka pasur komunikime me miqtë amerikanë pas vendimit të SHBA për ta shpallur “non grata” por nuk ka pranuar ndihmën e askujt.

Berisha theksoi se çështja më e ndershme ishte t’i drejtohej gjykatës dhe pikërisht këtë veprim bëri.

Berisha: Kam pasur shumë komunikime, por që ta dini ju, derisa vendosa t’i drejtohem gjykatës, nuk kam kërkuar ndihmën e askujt. Kma vendosur që të flasë gjykata për këtë çështje. Besoj se ishte çështja më e ndershme.

Ndërsa për ish ambasadorin e SHBA-së, Donald Lu, Berisha tha se nuk ka dijeni nëse ishte ai që inicoi shpalljen e procesit non grata. I pyetur nëse është ndjerë i braktisur nga bashkëpunëtorët ndër vite, Berisha thotë:

“Solidaritet më të madh nuk mbaj mend të kem pasur ndonjëherë. Nuk kam asnjë lloj ndjesie të atillë. Nuk kam asnjë dijeni se kush e ka inicuar, janë procedurat e një qeverie që funksionon në bazën e procedurës së vet.”

Top Channel