Foto ilustruese

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Maminas-Durrës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:40, në Maminas dhe janë përfshirë tre mjete:  tip “Benz” , “Renault” dhe “Volksvagen”, i cili ka marrë flakë. Punonjësit zjarrfikës po punojnë për shuarjen e flakëve.

Sipas policisë, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:
Më datë 20.05.2021, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maminas – Durrës, në Maminas, janë përplasur mjetet tip “Benz” , “Renault” dhe “Volksvagen”, ku ky i fundit ka marrë flakë.
Shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel