“Vendimi i DASH nuk është ogur i mirë për Ramën”/ Spahiu paralajmëron: Në tetor do ketë një tjetër vendim nga SHBA

19/05/2021 22:15

Analisti Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka paralajmëruar se muajin tetor do të kemi një tjetër vendim nga SHBA.

Po ashti Spahiu shtoi se ky vendim i dhënë sot për Berishën është një ogur jo i mirë për kryeministrin Edi Rama, sepse ata dhanë mesazhin se mund të të godasin edhe pas 10 viteve, pasi ke lënë pushtetin.

Kreshnik Spahiu: Në tetor do ketë një tjetër vendim të SHBA. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ardhur në Shqipëri me një mision specifik, për ta çuar deri në fund atë që la përgjysmë Donald Lu. Është ambasadorja e parë amerikane që ka bojkotuar Berishën. Jo vetëm Kim, por janë rralluar takimet politike me Berishën.  

Ka një skenar të ndërtuar për këtë që po ndodh sot. Nuk ndodhi rastësisht. Këta e shpallën non grata pas tetë viteve, por nuk është ogur i mirë as për Ramën. Se këta lanë që të kuptohej se mund të të godasin edhe pas 10 vitesh pasi ke lënë pushtetin.

Top Channel