SHBA shpalli Berishën ‘non grata’/ Abilekaj: Edi Rama u lejua të blinte votën sepse Perëndimi nuk ka qejf disa persona në kampin opozitar

19/05/2021 21:36

Analisti Enton Abilekaj ka komentuar vendimin e SHBA për të shpallur person “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij duke thënë se është projekt i ndërkombëtarëve pas zgjedhjeve.

Abilekaj tha në “Open” se u lejua tjetërsimi i votës nga Edi Rama sepse Perëndimi nuk ka qejf disa njerëz në kampin opozitar që duhet të largohen, ndaj erdhi reagimi i sotëm për ish kryeministrin.

Enton Abilekaj: Ky është një moment që ngjan më shumë me atë momentin e ’96 që u bënë një palë zgjedhje dhe të gjithë pyetën si komuniteti ndërkombëtar pranoi t’i quante ato zgjedhje dhe atëherë përgjigja ishte përshkallëzim i mëtejshëm në kampin opozitar. Në këtë rast, kemi të njëjtën situatë dhe pyetëm pse u lejua Edi Rama ta blinte vullnetin e njerëzve dhe përgjigja është që në kampin opozitar paska njerëz që Perëndimi nuk i ka qejf dhe duhet të largohen.

Është një projekt që kanë pas zgjedhjeve. Mbetet për tu parë çfarë hapash të mëtejshëm ka. Që nga ’90, ka qenë loja më e mirë e politikanëve që kanë nxjerrë mëkatet e tyre në media dhe nuk janë ndëshkuar asnjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA