“Përgjigju e kalon dot Oqeanin?”/ Berisha u shpall non grata nga SHBA, momenti kur Rama e pyeste në parlament: Ti mendove se do ta kalosh…

19/05/2021 15:48

Në një reagim zyrtar nga SHBA bëhet me dije se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

Lufta e hapur dhe qëndrimet e forta kundërshtuese ndër vite të Sali Berishës me SHBA si dhe krijimi kushteve për korrupsion të djalit dhe vajzës, janë ndëshkuar nga qeveria e SHBA.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken publikisht ka shpallur si person non grata në SHA ish presidentin dhe ish kryeminisrin Sali Berisha bashkë më familjen e tij.

Vendimi i sotëm sjell në vëmendje deklaratën nga viti 2019 të kryeministrit Edi Rama në parlamente ku replikonte me Berishën.

“Sali ti më bëre një pyetje direkte për bashkëshorten time dhe po te jap një përgjigje direkte. Abi Bank është një bankë që monitorohet direkt nga Enti i Bankave të SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do ishte aksionere të jesh i sigurtë që mua nuk do ma lejonin ta kapërceja oqeanin, tani kam unë pyetje direkte për ty, Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dash? Hajde përgjigju, ti me DASH e kapërcen dot oqeanin Sali?

Nëse nuk do e japësh je i mirëkuptuar është shumë i gjerë dhe e i thellë ai oqean Sali, ti mendove se do ta kalosh detin po oqeani nuk është Valbona ku ti i dhe lejet për HEC dhe fshihesh si skuth, se je ti që e shkatërrove dhe tropojanëve nuk ke fytyrë të dalësh përpara. Sali unë e di që më do në thelb, dhe më sheh edhe fizikisht, u skuqe, u zverdhe, tani na thuaj ti burri që can malet e kapërcen detet, a e kapërcen dot oqeanin?”– thoshte Rama.

Si kundër përgjigje ish-kryeministri Berisha nga foltorja e Kuvendit, tha se ka marrë shumë ftesa nga SHBA, por i ka refuzuar sepse ka vendosur që të mos shkojë më jashtë shtetit.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/05/19/shba-sali-berisha-dhe-familja-e-tij-shpallen-nongrata11421/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA