Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama ka mohuar akuzat e fundit të Berishës se bashkëshortja e tij është aksionere e “Abi Bank”.

Por në dhënie të kësaj përgjigje, Rama ka ftuar ish-kryeministrin Berisha të përgjigjet nëse a mundet ai që të kalojë oqeanin. Një pyetje që lë të kuptohet se Berishës i është ndaluar që të udhëtojë drejt SHBA-ve.

“Sali ti më bëre një pyetje dirkete për bashkëshorten time dhe po te jap nje pergjigje direkte. Abi Bank është një bankë që monitorohet direkt nga Enti i Bankave të SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do ishte aksionere të jesh i sigurtë që mua nuk do ma lejonin ta kapërceja oqeanin, tani kam unë pyetje direkte për ty, Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dash? Hajde përgjigju, ti me dash e kapërcen dot oqeanin Sali? Nëse nuk do e japësh je i mirëkuptuar është shumë i gjerë dhe e i thellë ai oqean Sali, ti mendove se do ta kalosh detin po oqeani nuk është Valbona ku ti i dhe lejet për HEC dhe fshihesh si skuth, se je ti që e shkatërrove dhe tropojanëve nuk ke fytyrë të dalësh përpara. Sali unë e di që më do në thelb, dhe më sheh edhe fizikisht, u skuqe, u zverdhe, tani na thuaj ti burri që can malet e kapërcen detet, a e kapërcen dot oqeanin?”- tha ai.

Ish-kryeministri Berisha nga foltorja e Kuvendit, tha se ka marrë shumë ftesa nga SHBA, por i ka refuzuar sepse ka vendosur që të mos shkojë më jashtë shtetit.

Top Channel