Makina përfundon në kanal, 3 të vdekur në Kurbin! Viktimat të afërm, ktheheshin nga një varrim (momenti kur polumbarët gjejnë viktimën e tretë)

19/05/2021 07:12

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e tre personave ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras.

Mësohet se mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, përplasur me hekurin ndarës dhe ka rënë në kanalin me ujë.

Nga aksidenti kanë ndërruar jetë Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa, 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Nikoll( Dritan) Gjoni, banues në fshatin Gjegjan, Pukë. Viktimat janë të afërt me njeri-tjetrin ndërsa mësohet se dje kishin qenë në Pukë për një varrim.

Personi që dyshohej se ka qenë në makinë bashkë me dy të tjerët është gjetur mëngjesin e sotëm pas kërkimit intensiv nga polumbarët.

Top Channel ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku makina është palosur nga përplasja e madhe duke thyer bordurën e hekurit në anë të rrugës.

 Sipas informacioneve, viktimat janë të afërt me njëri-tjetrin ndërsa dje ishin në Pukë për një varrim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  dhe  vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.

Në vijim të informacionit paraprak, ju informoj se në automjetin tip “Toyota” ku humben jetën 2 shtetas, rezultoi që ndodhej dhe shtetasi  Nikoll( Dritan) Gjoni, banues në fshatin Gjegjan, Pukë, u cili u gjet i pajetë pas kërkimeve intensive nga polumbaret.

FOTO GALERI
10/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA