Juristi Ndreca: SHBA-të duan një Shqipëri stabël! Çdo person që cenon elementët ku ata kanë investuar, do të reagojnë

19/05/2021 22:48

Juristi Plarent Ndreca i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel shprehet se ndikimi te proceset gjyqësore, apo mos bërja drejtësi tek rasti i Metës ka çuar në marrjen e këtij vendimi për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Ndrecës, SHBA është e interesuar që Shqipëria të ketë një Shqipëri stabël, me një shtet të së drejtës dhe çdo person që cenon në mënyrë të vazhdueshme elementët, që ata kanë investuar ndër vite sigurisht do të reagojnë.

Ndreca: Deklarata e DASH është e qartë. Ndikimi te proceset gjyqësore, apo mos bërja drejtësi tek rasti i Metës ka çuar në marrjen e këtij vendimi. Është një vendimmarrje që ka kohë që është gatuar dhe sot është shpallur. DASH i ka pasur informacionet e nevojshme me kohë.

Mendoj që DASH është treguar i kujdesshëm për të respektuar disa procese në Shqipëri dhe për të mos ndërhyrë aty. Këtë moment e kanë parë të përshtatshëm. Nuk mund të kërkojmë një logjikë shqiptare për të vlerësuar një vendimmarrje të një shteti që ka një vlerësim tjetër.

Janë një shtet që kanë interesa të caktuar dhe bilaterale. Ata duan një Shqipëri stabël, me një shtet të së drejtës. Çdo person që cenon në mënyrë të vazhdueshme elementë, që ata kanë investuar ndër vite sigurisht që do të reagojnë.

Top Channel